Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e soteme në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.
sipas burimeve një 68-vjeçar nga fshati Lac i vaut të dejës, ka shkuar i gjakosur në spitalin e Shkorës, për shkak të plagëve të marra.
Burimet bëjnë me dije se autore e plagosjes është një vajzë 21-vjeçare, e cila tashmë është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes.
Njoftimi:
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.