Sot mbushen 21 vjet që nga sulmi terrorist në Neë York që tronditi të gjithë botën. Në përkujtim të kësaj data tragjike, ka reaguar edhe ish-kryeministri SAli Berisha.
Kreu i PD-së, shprehet se me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës, por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues.
Reagimi i Berishës:
Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!
Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shtetve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues.
Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë.