20 vjet Vodafone Albania, shorteu për klientët besnikë finalizohet me dy çmime të mëdha

Të shtunën, në 22 janar, Vodafone Albania shpalli fituesit e dy çmimeve të mëdha të shorteut të zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të operimit të saj në Shqipëri, një shorte i cili nisi që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për të kulmuar në këtë fillimvit.

Për 20 ditë me radhë, Vodafone Albania u bëri klientëve dhurata dhe u ofroi përmes aplikacioneve “My Vodafone” dhe “JUTH app” mundësi për t’u bërë pjesë e shorteut të madh, ku mund të fitonin pa fund dhurata, që nga iPhone 13, 128GB, Xiaomi Electronic Scooter, Samsung Galaxy A12, plane tarifore Vodafone Unlimited për 1 vit, shërbim internetit fiks me shpejtësi 100 Mbps për 1 vit, etj.

Dy çmimet e mëdha ishin të dy makina Scoda Scala, fitues të të cilëve u shpallën Malvin Zagani dhe Endrit Hysa.

Ishte vetë Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, ajo që u dorëzoi çelësat e makinave dy fituesve, në eventin e organizuar enkas për finalizimin e kësaj fushate të madhe, dedikuar klientëve besnikë të Vodafone Albania.

“Ju, klientët tanë, keni qenë besnikë ndaj nesh dhe ne duam t’jua shpërblejmë këtë besnikëri. Përveç dhuratave me rastin e 20-vjetorit, një dhuratë në vetvete mbetet shërbimi dhe lehtësirat që Vodafone u ofron klientëve individë dhe biznes, falë rrjetit të shpejtë, cilësor e risive në teknologji. Vodafone është kompania më e madhe e teknologjisë në Shqipëri. Ne kemi qenë të parët që kemi prezantuar 3G dhe 4G në vend e mezi presim të jemi lider në axhendën digjitale të këtij vendi. Në 20 vite që operojmë në vend nuk kemi ndryshuar kurrë markë apo drejtim. Ne vazhdimisht kemi përmirësuar rrjetet, kemi sjellë risitë dhe zgjidhjet më të mira teknologjike, të njëjtën teknologji që Vodafone ofron për më shumë se 600 milionë klientë në mbarë botën. Ne duam t’ju japim zgjidhjen më të mirë teknologjike që do të përmirësojë jetën tuaj dhe shoqërinë dhe t’ju sigurojmë se jemi këtu për të vazhduar investimet e mëdha në infrastukturë dhe në fuqizimin e ekipeve fantastike që punojnë me ne”, theksoi drejtoresha Stathaki, duke vlerësuar dhe njerëzit e mrekullueshëm, ekipet që punojnë në Vodafone Albania, duke mundësuar një jetë më të mirë për klientët, falë teknologjisë më të fundit që Vodafone ofron e do të vijojë të ofrojë në Shqipëri.


Shtuar 25.01.2022 02:09