“Pallati 176” ishte komedia më e famshme shqiptare e prodhuar në vitin 1986, me regjisorë Alfred Bualotin dhe Andon Qesarin.
Në këtë komedi e cila vazhdon të pëlqehet edhe sot morën pjesë aktorë të njohur si Roland Trebicka, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Ilir Bezhani, Pavlina Mani etj.
Kjo e fundit e cila kishte rolin e ‘mamasë së Elsës’ në komedi, prej vitesh, sot e shumë kohë më parë e tërhequr nga profesioni, jeton në Amerikë. Ajo kthehet hera herës në Tiranë dhe sa herë është këtu, media është gjithnjë e interesuar të di se çfarë bëhet me artisten që jeton larg vendit…
Disa kohë më parë, para humbjes së bashkëhsortit të saj një vit më parë, Pirro Manit disa foto të çiftit bënë xhiron e rrjetit duke bërë nostalgjikë pjesën më të mirë të publikut shqiptarë.