Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2100 prej të cilave 957 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë: Shkup 487. Manastir 70, Kavadar 44, Kumanovë 40… Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 210 janë ri-infektime.
Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) janë regjistruar dhe 616 pacientë të shëruar dhe 2 viktima, njëri nga Shtipi i moshës 71 vjeçare dhe tjetri nga Struga i moshës 91 vjeçe.