Ndërkohë ku kanë mbetur vetëm 2 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kryeministri.
Në ditën e fundit të fushatës ai ka zgjedhur që ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Art” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera ta kryejë në ambinetet e kryeministrisë.
Në ditët, javët, muajt e mëparshëm, kemi parë Ramën në qytete dhe vende të ndryshme të Shqipërisë, mirëpo dita e fundit e fushatës zgjedhore e riktheu në ambientet e kryeministrisë.
Ditën e dielë Shqipëria mban zgjedhjet ku kryeministri Rama ka deklaruar se do fitojë bindshëm me 74-78 mandate nga shqiptarët. /albeu.com/