18-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në kasollen pranë shtëpisë

Një 18-vjeçar në Devoll, Ergen Muçka, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Burime bëjnë me dije se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Më datë 02.03.2022, në fshatin Miras, Devoll, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në kasollen pranë banesës, shtetasi E. M., 18 vjeç. Nga këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 14:24