18 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Brazil

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që goditën shtetin brazilian të Bahia në fillim të nëntorit, me 58 komuna të përmbytura dhe 35,000 persona që u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Numri i të lënduarve si pasojë e reshjeve të shumta që nga muaji nëntor ka shkuar në 286, sipas të njëjtit burim. Në total, të prekurit vlerësohen të jenë 430,869. Situata u përkeqësua edhe më shumë në fundjavë.

Të dielën pasdite, numri i komuniteteve në gjendje të jashtëzakonshme u rrit në 72, nga të cilat 58 komuna po përballen me krizën e përmbytjeve, sipas autoriteteve.


Shtuar 27.12.2021 09:13