158 gra të vrara në 12 vite, OBSH: 5% e grave në Shqipëri dhunohen nga partnerët

Brenda 24 orëve 3 gra u vranë në mënyrë makabre. Historitë e dhunës ndaj grave nga partnerët intimë apo familjarë të afërt shpesh kanë përfunduar tragjikisht.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga policia e shtetit flasin për 158 gra të vrara në 12 vite.

Nga 2010 deri në 2023 mesatarisht janë vrarë 10 deri në 12 gra.

2021 rezulton viti më tragjik me 20 gra të vrara.

Dhuna që partnerët ushtrojnë ndaj grave konsiderohet me përmasa pandemike edhe nga ekspertet e shëndetësisë botërore.

Raporti i publikuar nga OBSH rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon këtij fenomeni në Europën Qendrore. 5% e grave në vendin tonë dhunohen.

Përgjatë vitit 2022, të dhënat zyrtare flasin për 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe 2400 urdhër-mbrojtjeje për gratë dhe vajzat./Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 16:40