Policia e Vlorës bën me dije se ka nisur hetim ndaj një 15-vjeçareje pasi ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj.
Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com