“12 nëntori është dita e gjyqit të madh”, Spiropali i kthehet Berishës: Votën që nuk jua japin me zemër, nuk e merrni dot

Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë në foltoren e Kuvendit, duke e quajtur pseudomazhorancë që udhëhiqet nga krimi dhe shtoi se 12 nëntori do të jetë dita e gjyqit të madh popullor.

“Për Ramën nuk ka ligje dhe Kushtetutë që të ndalojë vjedhjen e tij. nuk ka standard që t’i diktojë të mbajë një kod. A ndjeni përgjegjësi për shqiptarët që iu kanë votuar? Kurrë s’ka pasur Shqipëria qeveritarë korruptivë si këta. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’i bëjnë ju. Boll i shkelmuat, boll i përzutë nga vendi i tyre. Vrimë miu nuk do gjesh atë ditë, dil po deshe. Do të gjejmë aty ku je. S’ka parlament si ky. Ke këtu një grup hajnash dhe një turmë…si mund të rrini ju me këta?”, tha Berisha.

Deklaratat e Berishës i ka replikuar ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, duke i thënë se politika e tij nuk ka lidhje me progresin, por vetëm pushtetin në tavolinë.

“Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxcitur gjoja revolucionin e shumëpritur nga masat e thotë ai që mori  penga revolucionin e vërtetë demokratik të studentëve e punëtorëve, Ai që doli nga xhepi i pardesysë, Haxhiu bashkë me Qamilin, se s’mund ta priste një njeri që fliste për bombardime ng SHBA, për bunkerë dhe ambasadorë të blerë e të shitur. Politika e këtyre nuk ka lidhje me dëshirën për progres, as me punën e as komisionet. Ata kanë vetëm një njësi në menje, veten, dy metra katrorë nën këmbët e tyre. Se ku do i çojnë, nuk e di. Del këtu e flet për hajna, kujt i thotë hajna ai që është shpallur hajn ndërkombëtar. Kujt i thotë bandë, kur po del parti e padëshiruar nga SHBA e BE. Çfarë revolucioni do bëjë më 12 nëntor, në emër të kujt do të përmbysë qeverinë e ardhur me votë. Votën që nuk jua japin me zemër nuk e merrni dot me reformën e propozuar”, tha Spiropali./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 20:06