28 nëntori u festua me atmosferë të veçantë në kryeqytet, Tiranë.
110-vjetori i Pavarësisë ka nxjerrë në rrugë qytetarë të shumtë, të cilët me makina dhe flamujt kuq e zi kanë festuar nëpër rrugët e qytetit.
Shqipëria feston sot 110 vite pavarësi. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Këtë përvjetor të Pavarësisë u mbajt Kuvend i përbashkët mes vendit tonë dhe Kosovës.
Mbledhja u mbajt në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajtën fjalime kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe krerët e grupeve parlamentare.