11-vjeçari në Tiranë bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë në spital

Një 11-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Tiranë, ndërsa ishte duke luajtur në rrugë.

Burimet bëjnë me dije se i mituri aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”. menjëherë i mituri ëhstë dëguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Pediatrisë në kryeqytet.

Njoftimi:

Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.07.2023 19:25