11 vite terror, 43-vjeçarja: Burri më bëri për spital, kunatat qeshnin e talleshin tek dera

Një grua ka preferuar që të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme me kurrizin mbrapa sepse dëshiron të ruajë identitetin.

Ajo tregon se është martuar në një familje, ku të gjithë pjesëtarët ishin të dhunshëm dhe ka përjetuar dhunë të vazhdueshme për 11 vite me radhë.

Gruaja 43-vjeçe ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan përballë gazetares Mirela Milori, ku edhe tregoi historinë e saj të vuajtjeve:.

Ajo ka rrëfyer dhunën e tmerrshme që ka marrë nga bashkëshorti dhe familja e tij për 11 vite.

Gruaja ka përjetuar një martesë të errët, dhimbjet e dhunës, rrahjeve që merrte përditë. Ajo tregon se është dhunuar edhe kur ka qenë shtatzënë me barkun e madh edhe sapo ka dalë nga spitali. “Në momentin që më torturonte burri i bënte qejfi vjehrrës se çfarë djali kemi sepse nusja duhet rrahur, do dajak”, tha gruaja.

Sa vite ke jetuar kështu?

11 vite, pastaj donte të më vriste, të mbi mbyste, më thoshte nuk do të të le të gjallë, merrte thikën, më gjuante në lloj lloj formash. Kam dalë nga shtëpia e larë në gjak dhe kam ikur tek prindërit.

Që në fillim nisi dhuna fizike nga burri?

Po, po filloi që në fillim. Më trajtonte keq, dilte e pinte, rrinte gjithë natën jashtë, më jepte dru, edhe nëse nuk i thoje ku ishte, ai thoshte pse s’më flet ti, ke një hall që nuk flet dhe më jepte dajak. Edhe kur i dilte pija ishte i keq. Edhe pasi dolëm në shtëpi më vete ai nuk donte të flisnim fare për shtëpinë, të qanim një hall si gruaja me burrin. Me mijëra herë jam shkelur me këmbë dhe jam përplasur në tokë sepse nuk duroheshe fare, më thoshte do të të vras, do të të pres, ti s’je për mua, ik, nuk më donte fare, unë e doja se kisha lidhur jetën me të.

Përpara kësaj situate, ti ke qenë për një periudhë të caktuar në koma, çfarë ndodhi?

Po nga torturat. Më ka torturuar aq keq sa nuk lëvizja dot në shtëpi. Nuk më linte të shkoja as tek spitali që kishim afër.

Më trego pak këtë rastin e komës, si përfundove në spital, çfarë ndodhi?

Kam përfunduar në spital pas dy javësh, e pa që unë nuk po luaja fare dhe më ka dërguar tek Ushtaraku. Atje më vjen policia, unë isha e nxirë, isha e çarë mbas koke, më goditi me diçka e hodhi nga larg më kë çau. Nga trupi ia e nxirë sepse më përplasën në lloj lloj formash dhe vinë ata më pyesin çfarë ke, i gënjeva, i thashë jam rrëzuar në banjë, kam rënë në koshin e mbeturinave se më kishin ngelur disa copa mbas koke aty ku isha çarë, edhe thanë nuk ka mundësi, por ne po e marrim për bazë meqë do ta mohosh, se të nxihesh në këtë lloj forme, nuk ka mundësi. Më pas jam mjekuar dhe kam ikur në shtëpi.

Kur ishte shtatzënë 43-vjeçarja tregon se është dhunuar tmerrësisht shumë dhe është rrahur si qeni.

Jam torturuar aq shumë sa nuk e di si. E kisha barkun kaq dhe jam rrahur si qeni në shtëpi, nuk kisha çfarë të haja, më shkonte mendja për të ngrënë diçka dhe më gënjente, nuk ma sillte. Fytyra ime nuk është zbardhur asnjëherë, më ka përplasur për toke, më ngrinte dhe më hidhte për toke qindra herë. Pas lindjes isha lehonë sa dola nga spitali, unë jam rrahur dhe torturuar, kur vinin njerëzit për gocën, më shihnin të nxirë në fytyrë, e kalbur, nuk kisha mundësi të prekja fëmijën. Nuk kam patur asnjë lloj mbështetje nga vjehrra dhe kunatat. Kunatat vinin tek dera qeshnin dhe thoshin a je akoma gjallë që unë nuk i harroj derisa të vdes këto tortura.

 


Shtuar 29.03.2021 17:17