11 milionë euro në tavolinë, gjiganti anglez tenton transferimin e Zhegrovës

Arsenali po mendon të transferojë një shqiptar për në sulm. Bëhet fjalë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Anësori është pjesë e Lille në Francë dhe deri më tani ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, edhe pse vetëm një herë ka qenë titullar.

“Daily Sta”r në Angli raporton se Arsenali është gati ta transferojë Zhegrovën për 11 milionë euro.

Lille e bleu sulmuesin në janar te Basel për shumën e 7 milionë eurove dhe në aspektin financiar për francezët do ishte një lëvizje e mirë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 17.04.2022 20:43