100-vjetori i marrëdhënieve me SHBA-në, Berisha poston mesazhin e George W. Bush për shqiptarët (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë urimin e ish-presidentit amerikan George W. Bush për shqiptarët.

Këtë mesazh Berisha ka zgjedhur ta shpërndajë ditën e sotme, në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Mesazh i mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, ka shkruar Berisha.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi i miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007 isha krenar që u bëra presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk e harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara.

Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojë të punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtën e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’u shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë mike dhe aleate. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë!

Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme ditën e sotme organizuan një event të kuadër të përvjetorit. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës që nga Lulzim Basha e deri te Agron Gjekmarkaj. Ndërsa Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.