“Unë fitova, tani është radha ime të flas. Francesco Beccheti tashmë ka nisur një fushatë fitoreje dhe promovimit të tij për atë që cilëson si fitore ndaj Ramës dhe qeverisë shqiptare, duke fituar në gjykatën Arbitrazhit dhe ku shtetit shqiptar detyrohet t’i paguajë 100 milionë euro.
Posterat e Becchetit kanë mbushur kryeqytetin e Italisë, i cili fton italianët që të njihen më në detaje se si e ka fituar këtë betejë, duke klikuar në webin e krijuar enkas për këtë. Posterat janë vendosur në Sheshin “Spanja” në Romë.
Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti fitoi përfundimisht gjyqin me shtetin shqiptar, për mbylljen e televizionit “Agon Channel”, në vitin 2015, duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro.
Prokuroria dhe prokuroria, asokohe publikuan një skemë korruptive sipas tyre, ku përfshihet Beccheti, ndërsa vetë ai pretendonte se mbyllja e televizionit ishte motivuar politikisht. /Shqip