Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt të saj, sipas burimeve, presidenti rus Vladimir Putin, ka shkarkuar deri më tani 5 gjeneralë të lartë ushtarëkë.
Lajmin e bëri të ditur gazeta ruse “Pravda”, e cila i është referuar një drekreti të Ministrisë së Brendshme.
Shkarkimi i 5 gjeneralëve që kanë mbajtur pozicione drejtuese në ushtri, vjen pak javë pasi 2 gjeneralë të tjerë u shkarkuan për performancë të dobët në Ukrainë.
Shërbimi i inteligjencës britanike thotë se gjenerali Serhiy Kisel u shkarkua pasi nuk arriti të merrte në kontroll Kharkiv.
Ndërsa Igor Osipov, u largua nga detyra pasi Rusia humbi anijen ‘Moskva’ në detin e Zi në Prill.
Nga ana tjetër kryekomandanti për luftën në Ukrainë, gjenerali Alexander Dvornikov nuk është shfaqur publikisht prej disa javësh.
Kjo gjë ka nxitur spekulime duke bërë që zyrtarë amerikanë të mendojnë se mund të jetë hequr nga detyra.
Të paktën 25 gjeneralë dhe komandantë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.
Putin gjithashtu ka larguar nga detyra më shumë se 100 anëtarë të ‘ushtrisë private’ të cilët kanë refuzuar që të luftojnë në Ukrainë.
Gjithashtu qindra persona kanë dezertuar nga ushtria.
Deri tani, pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planeve të Rusisë.
Zyrtarë perëndimorë përllogarisin mbi 15 mijë rusë të vrarë, ndërsa Ukraina pretendon për 30 mijë të vrarë.
Sot mbushen 100 ditë nga lufta në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt me sulm të paprovokuar dhe pa shpallur zyrtarisht luftë.