10 viktima dhe 914 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë testuar gjithsej 4.733 mostra  prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 viktima nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë dhe 1.840 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.


Shtuar 28.03.2021 15:04