“10 emra në listën e zezë”, policia belge në kërkim të ushtarakut që ka vendosur të shkaktojë kasaphanë

Forcat speciale të Belgjikës dhe ushtria i janë vënë pas një ushtaraku, i cili është arratisur bashkë me armatime duke kërcënuar se do të vrasë 10 persona.
Pjesë e listës “së zezë” është dhe ish-bashkëshortja e tij.

Sipas autoriteteve, ushtari ka një përgatitje të lartë dhe është mjaft i stërvitur duke shtuar kështu frikën se mund të shkaktojë një kasaphanë të vërtetë.
Mësohet se në momentin e arratisjes nga reparti ai ka marrë me vete armë automatike dhe një system anti-tank duke bërë që të shqetësohen jo pak edhe vetë strukturat e ushtrisë.

Jürgen Conings, i njohur edhe si “Rambo i Belgjikës” është 46 vjeç dhe përbën një ndër sfidat më të mëdha për policinë lokale gjatë viteve të fundit.


Shtuar 2.06.2021 16:39