10 ditë luftë! 220 viktima në Izrael-Palestine, në 25 minuta hidhen 122 bomba në Gaza (FOTO+VIDEO)

Prej 10 ditësh  Izrael-Palestinë janë në luftë të vazhdueshme pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për paqe. Deri më tani raportohen  220 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë mbi 220 të vrarë, mes tyre 63 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 12 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Ushtria izraelite vazhdon me bombardimet, duke hedhur 122 bomba në Gaza gjatë një periudhe 25 minutëshe mbrëmjen e djeshme. Mediat bëjnë të ditur se një palestinez u vra në sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës. Yusef Abu Hussein ishte një gazetar në stacionin radio, al-Aqsa Voice.

Save the Children paralajmëron për një krizë të trefishtë për fëmijët në Gaza. Vetë bombat, sistemi energjetik dhe infrastruktura që po shkatërrohen, dhe fëmijët e plagosur dhe të sëmurë nuk lejohen të largohen nga Gaza për mjekim. /albeu.com/

 

Shtuar 19.05.2021 08:50