Ҫelja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Aset për të gjithë rajonin dhe pikë strategjike për Aleancën

Në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë,  ministri Niko Peleshi, në fjalën e tij ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore nd137rsa, theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

Peleshi:Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës.

Krenaria e sotme është mëse e ligjshme. Një vend i vogël si ne ka nderit ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën  e mbrojtjes kolektive.

Erdhi koha që në Kuçove të ndjehen avionët e NATO-s.

Kuçova do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore.

Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht ën gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit.

Kemi plane edhe për Porto Romanon”.


Shtuar 4.03.2024 10:30