Tavo pas fitores në Himarë “thumbon” Berishën: Në 2025 edhe më thellë do humbasësh

Siç kishte premtuar. Kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, në bashkinë e Himarës, socialisti Vangjel Tavo çdo ditë ndodhet në zyrën e tij elektorale për të pritur banorët e Himarës, dëgjuar problematikat e tyre të cilat premton se do i zgjidhë sapo të hyjë në zyrën e bashkisë.
“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS, KQZ. Po pres. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e bashkisë” thotë Vangjel Tavo në një intervistë me skype .
Kundërshtarët politikë i ka lënë pas.

“Nuk jam marrë as në fushatë dhe as pas fushatës me ta. Ata gjatë fushtatës e kishin kuptuar humbjen e thellë që do të pësonin dhe nisën me deklaratat e tyre për ti paraprirë disfatës elektorale. As jam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me rivalët e mi. Përkundrazi i kam ftuar të bëhen pjesë e projektit tonë për Himarën e himariotët’
Ftesa për Gjikurinë

Është ende e hapur ftesa për rivalin, Petro Gjikuria, – kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” përballë të cilit fitoi në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit

“Po pres përgjigje edhe nga ish rivali, zoti Gjikuria. Që nuk e di nëse vijon të jetë këtu apo në Amerikë. Nëse është këtu po pres përgjigje, pozicioni i nënkryetarit është i hapur për zotin Gjikuria”
Ka lënë pas edhe debatin për zgjedhësit me karta identiteti të skaduara dhe shtesat në lista.

“Do të trajtohet nga KAS. Ata thonë se ishin 300 emra në listë. Më denoncuan dhe mua që s’paskam të drejtë të lëvizë. Po unë s’paskam të drejtë të lëviz?

Po ua fal dhe këto vota? Ia dalin dot? Ata i përdorin si argumente thjesht për ti mbushur mendjen se në Himarë është bërë manipulim për të justifikuar disfatën më të madhe që kanë pësuar në Himarë. Dhe nëse vijojnë kështu distafa do të jetë edhe më e madhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mes personave që ishin me kartë të skaduar identiteti ishin dhe zgjedhësit e mi. Edhe atyre u thashë më vjen keq ligji është i barabartë për të gjithë.
Përshëndetet Berishën nga ekrani

Ndërsa Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet i burgosur në shtëpinë e tij në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tiranë i çon një mesazh nga Himara.

“ Nëse do të flasim me ishat për ishin dhe gjëndjen ish rezultati është shumë më ndryshe. Dikur i quanin shuplaka sot janë vota. 1477 vota. Ta mendojnë mirë, ta fiksojnë dhe ta kujtojnë për vite me radhë sepse në vitet e ardhshme fitorja do të jetë edhe më e madhe. E përshëndes Berishën nga ekrani juaj i Report Tv’
Ish kryeministri Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ prej 30 dhjetorit 2023 për akuzën e korrupsionit për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Po Meta?

Tavo tregon se nuk ka pasur asnjë komunikim me të.

“Kam kohë që nuk kam konumikuar” thotë ai për Report Tv ndësa saktëson
“ Nuk kam qenë asnjë ditë në Partinë e Lirisë. Kam qenë me LSI deri në zgjedhjet e 2021. Zoti Meta ka qenë kryetari im kur kam qenë në LSI. Marrëdhëniet politike i kam ndarë me ato miqësore. Për marrëdhënie miqësore jam i hapur për ti mbajtur’
Prioritetet

Prioritetet janë turizmi. Mbetjet mbeten një nga sfidat me të cilat është një punë intensive. Problem që kërkon zgjidhje mbetet dhe furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë.

Premton se deri në fund të tetorit të regjistrojë shtëpitë e vjetra dhe më pas të vijojë regjistrimi i tokave bujqësore.


Shtuar 13.08.2024 16:38