Categories: kosovë

Zulfaj diskuton me ministren e Jashtme të Bullgarisë integrimin e Kosovës në BE

Gjatë vizitës në Sofje, ku mori pjesë në Forumin “BE-ja takon Ballkanin”, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova-Chamova.

Të lidhura

None found

Diskutimet u përqendruan te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bullgarisë, bashkëpunimi në nivel rajonal, si dhe rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Republikës së Kosovës në faza të ndryshme të shtetndërtimit, si dhe për kontributin bullgar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Për Kosovën, marrja e statusit të vendit kandidat dhe nisja e negociatave për anëtarësim vazhdojnë të jenë objektiva prioritare. Në këtë kuadër, Kryenegociatori Zulfaj nënvizoi nevojën për një mbështetje aktive nga Bullgaria, me qëllim avancimin e aplikimit të Kosovës.

të fundit

PD kundërshton identifikimin elektronik në zgjedhje, i paraqet KQZ-së raportin dhe kërkesën

Mungesa e besimit ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ-së për…

6 minutes ago

Portieri i Dortmundit në qendër të vëmendjes, Ramaj bëhet “okazion” për kombëtaren shqiptare – vendimi pritet vitin e ardhshëm

Diant RamajMundësitë për të tashmen dhe të ardhmen bëjnë që Shqipëria të eksplorojë për yjet që do të rrisnin perspektivën…

10 minutes ago

Emërim i ri në krye të Doganave, 319 milionë lekë për banesat e dëmtuara dhe rregulla të reja për partneritetet publike-private – vendimet e qeverisë

Në mbledhjen e 20 nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh që lidhen me emërime në administratë, fondet e…

10 minutes ago

Kampi stërvitor i Dritës pajiset me bar natyral, nisin punimet

Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me…

16 minutes ago

Arbër Çepani flet pas shumë kohësh për privatësinë, foton e fundit dhe mundësinë e rikthimit në Big Brother

Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë…

20 minutes ago

Marshimi i 174-të protestues, qytetarët ecin në rrugët e kryeqytetit teksa policia i mban nën vëzhgim

Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi…

33 minutes ago