Gjatë vizitës së tij në Sofje, ku mori pjesë në Forumin “BE-ja takon Ballkanin”, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, u prit në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, znj. Velislava Petrova-Chamova.
None found
Diskutimet u përqendruan te marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Bullgarisë, bashkëpunimi në nivel rajonal, si dhe rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Z. Zulfaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Republikës së Kosovës në etapa të ndryshme të shtetndërtimit, si edhe për kontributin bullgar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Kryenegociatori nënvizoi gjithashtu se përparimi i aplikimit të Kosovës kërkon mbështetje aktive nga Bullgaria.
Për Republikën e Kosovës, marrja e statusit të vendit kandidat dhe nisja e negociatave për anëtarësim në BE vazhdojnë të jenë prioritete kryesore.
Mungesa e besimit ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ-së për…
Diant RamajMundësitë për të tashmen dhe të ardhmen bëjnë që Shqipëria të eksplorojë për yjet që do të rrisnin perspektivën…
Në mbledhjen e 20 nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh që lidhen me emërime në administratë, fondet e…
Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me…
Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë…
Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi…