Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme tha se nga viti 2026 do të nisë përcaktimi me ligj i pagës së 13-të për sektorin publik dhe privat, ndërsa synim i qeverisë mbetet edhe planifikimi gradual i pagës së 14-të.
“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13-të për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Pas dialogut me sektorin privat, synimi ynë është që në bashkërendim me bizneset dhe me punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14-të. Sepse, çdo familje duhet të ketë më shumë siguri për pushimet, për shpenzimet sezonale dhe nevojat familjare. Ndërkaq, bizneset të kenë më shumë stabilitet, më pak largim të punëtorëve dhe fuqi punëtore më të sigurt e më të motivuar”, tha Kurti.
None found
Ai shtoi se kushdo që e humb vendin e punës nuk do të mbetet menjëherë pa të hyra, pasi Fondi i Sigurimeve Shoqërore do të garantojë mbështetje financiare për çdo punëtor për një periudhë të caktuar.
“Kushdo që e humb vendin e punës, nuk do të mbetet më menjëherë pa të ardhura, Fondi I Sigurimeve Shoqërore do të garantojë mbështetje financiare për çdo punëtorë për një periudhë të caktuar”, tha Kurti.
Paga e 13-të në sektorin publik, është realizuar në mars të këtij viti nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit publik.
Përveç mbështetjes së sektorëve të tjerë, Kurti përmendi edhe rritjen e përkrahjes financiare dhe rregullimin e tregut të prodhimeve bujqësore për bujqit gjatë mandatit e ardhshëm./Kosovapress
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të…
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…