Categories: kosovë

Kurti paralajmëron reformë të thellë për modernizimin e sistemit të inspektimit në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se synimi i institucioneve është modernizimi i plotë i sistemit të inspektimit në Kosovë.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për inspektimet për vitin 2025, ai bëri të ditur se modeli i ri do të mbështetet në nivelin e rrezikut të bizneseve, ndërsa subjektet që përsërisin shkeljet e ligjit do të përballen me masa më të rrepta, përfshirë gjoba dhe kallëzime penale.

Të lidhura

None found

“Ndryshimet që i kemi nisur në sistemin e inspektimit synojnë modernizimin e plotë dhe rritjen e kapacitetit të inspektoratit të Kosovës si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Qëllimi kryesor është i përcaktuar me ligj: Mbrojtja e interesit publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin. Një nga pjesët e rëndësishme të reformës është një qasje e re e bazuar në nivele të ndryshme të rrezikut të krijuara nga subjektet e ndryshme të inspektimit. P.sh, një biznes që merret me aktivitete të rrezikshme ose që ka një ndikim te një numër më i madh të konsumatorëve, parimisht duhet të inspektohet më shpesh sesa bizneset e tjera… Reforma kërkon një qasje bashkëpunuese e cila synon të ulë sa më shumë barrën administrative mbi sektorin privat. P.sh., përmes listës së kontrollit të publikuar nga secili inspektorat, bizneset do t’i kenë mundësitë t’i dinë saktësisht kriteret ligjore në bazë të cilave do të inspektohen ato”, tha ai.

Inspektorja e Përgjithshme e Kosovës, Lyra Osmani, nënvizoi se një tjetër prioritet mbetet digjitalizimi i proceseve të inspektimit në vend.

Ajo vlerësoi se gjatë vitit 2025 është shënuar përparim në zbatimin e reformës së sistemit inspektues.

“Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ka marrë përgjegjësinë dhe ka udhëhequr procesin e reformës së inspektimeve në nivel vendi, duke avancuar koordinimin ndërinstitucional dhe forcuar bashkëpunimin e të gjitha organeve inspektuese në Kosovë. Misioni ynë është i qartë: të ndërtojmë një sistem inspektimesh proporcional, të koordinuar dhe të bazuar në vlerësimin e rrezikut, i cili mbron interesin publik dhe garanton sigurinë, shëndetin dhe mjedisin. Njëkohësisht, redukton barrën administrative për qytetarët dhe bizneset”, theksoi Osmani.

Nga ana tjetër, menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, tha se inspektimet, kur zbatohen si duhet, krijojnë kushte të favorshme që bizneset të zhvillohen, të rriten dhe të investojnë.

“Është shumë e rëndësishme, sepse kur bëhen si duhet, inspektimet krijojnë kushte që bizneset të zhvillohen, të rriten dhe të investojnë. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e qytetarëve, komuniteteve, sigurisë, si dhe të mjedisit. Por, kur nuk zbatohen siç duhet, ato mund të krijojnë burokraci të panevojshme dhe një perceptim të mungesës së parashikueshmërisë, gjë që dekurajon investimet dhe ndikon negativisht në rritjen ekonomike. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ato të realizohen në mënyrën e duhur. Çështja nuk është nëse inspektimet janë të rëndësishme, por si të sigurohet që ato të krijojnë mjedisin më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat, pa e ngarkuar atë me masa administrative të panevojshme. Mendoj se kjo është pikërisht rruga që kemi parë deri më tani në Kosovë – mënyra se si vendi po ecën drejt thjeshtimit të procedurave administrative, ndërsa njëkohësisht inspektimet mund të japin një kontribut kyç në krijimin e një mjedisi transparent, të drejtë, të barabartë dhe të parashikueshëm për sektorin privat”, përfundoi ajo.

Sipas disa organizatave joqeveritare monitoruese, gjatë vitit 2025 është rritur numri i inspektimeve, por kjo nuk është shoqëruar domosdoshmërisht me përmirësim të zbatimit të ligjit.

Sipas tyre, në shumë raste sanksionet nuk kanë qenë mjaftueshëm parandaluese, ndërsa ka pasur edhe raste kur vendimet e inspektorëve nuk janë zbatuar nga subjektet e inspektuara.

të fundit

Bugatti sjell krijimin e saj të fundit unik, të stolisur me porcelan të vërtetë

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Bugatti bashkëpunoi me Königliche Porzellan-Manufaktur Berlin për të krijuar një Veyron Grand Sport të veçantë.Ajo që…

11 minutes ago

Lamborghini prezanton Urus-in më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë

Pothuajse një dekadë më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar me SUV-in e parë të Lamborghini-t.Urus origjinal debutoi me një motor…

11 minutes ago

Powerful storm hits Skopje, Gjorgjievski: The crisis headquarters and public enterprise teams are on the ground

Për shkak të stuhisë së fortë që goditi sot Shkupin, kryetari i Komunës, Orce Gjorgjievski informoi se Shtabi i Krizave…

16 minutes ago

Filipçe: There should be no rush on electronic voting; clear guarantees are needed for the security of the electoral process

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thekson se nuk ka asnjë justifikim që qeveria të nxitohet me zgjidhjen kontroverse për votimin…

16 minutes ago

Avokati i Hashim Thaçit thotë se Apeli i Speciales pranoi edhe një kërkesë të Prokurorisë, ndërsa mbrojtjes iu hodhën poshtë të gjitha apelet

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale…

17 minutes ago

Scorching temperatures do not deter tourists in Rome, lines at the Colosseum as relief teams cool them with water

Prej disa ditësh, Italia po përballet me vapë të fortë, ndërsa vala e të nxehtit vijon të përshkojë Evropën. Edhe…

17 minutes ago