Categories: kosovë

Zemaj: Kalimi i afatit 30-ditor mund ta zhysë Kosovën në krizë kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës duhet të përfundojë konstituimin brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sipas tij, ky proces përfshin edhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Zemaj ka paralajmëruar se tejkalimi i këtij afati, apo çdo interpretim i ndryshëm, mund të shkaktojë krizë kushtetuese në vend.

“Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditëve, çka nënkupton zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Çdo interpretim tjetër ose shtyrje përtej periudhës 30-ditore, e cila nis nga data e certifikimit të rezultatit zgjedhor, na çon në krizë kushtetuese”, ka deklaruar Zemaj.

Duke folur për përfundimin e afatit, ai ka thënë se, bazuar në interpretimin dhe vlerësimin e tij, koha kushtetuese skadon gjatë ditës së sotme. Zemaj është shprehur se ende shpreson për një zhvillim pozitiv dhe për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Sipas interpretimit dhe gjykimit tim, e gjithë koha kushtetuese përfundon sot. Nëse kalojmë në një fazë tjetër, për të cilën nuk ka interpretim shtesë të vendimit të Kushtetueses apo ndonjë sanksion, shpresoj dhe besoj se gjatë ditës së sotme mund të ketë një lëvizje pozitive”, tha ai.

I pyetur nëse LDK-ja ishte e përfshirë në ndonjë skenar për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit, Zemaj mohoi se partia kishte pasur dijeni për një veprim të tillë.

“Jo, ne nuk kemi qenë të njoftuar apo të informuar për këtë. Gjithçka që ndodhi u pa edhe gjatë seancës kuvendore, ku pritej vetëm deklarimi i emrit, pasi në seancën konstituive nuk zhvillohet debat”, tha Zemaj.

të fundit

Kurti kërkon dialog politik pas shtyrjes së seancës konstituive për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se duhet t’i jepet hapësirë dialogut…

2 minutes ago

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit mund të çojë në shpërndarjen e tij

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:30,…

2 minutes ago

Presidenti Begaj nga Ulqini: Gjuha shqipe ruhet kur lexohet, shkruhet dhe u përcillet fëmijëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit jubilar të 25-të të Panairit të Librit…

2 minutes ago

Fire Breaks Out at Gostivar Home, Three Taken to Emergency Center, Including Two Police Officers

SPB Tetovë njofton se ka shpërthyer zjarr në një banesë në Gostivar, ndërsa tre persona, mes tyre dy policë, përfundojnë…

9 minutes ago

PDK: Albin Kurti and Vetëvendosje continued the blockade of the constitution of the Assembly

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për dështimin e seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës…

10 minutes ago

Former Constitutional Court Judge Explains Deadlines and Possibility of Postponing the Constitutive Session

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka sqaruar se brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve duhet të thirret seanca…

10 minutes ago