Armend Zemaj, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar se pozicioni i partisë për formimin e institucioneve të reja nuk ka ndryshuar. Sipas tij, përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si forcë që përbën shumicën parlamentare.
None found
Zemaj tha se LDK-ja synon të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa lidhur me mundësinë e një takimi gjatë ditës mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, ai theksoi se vendi ndodhet tashmë në kufijtë e afateve kushtetuese.
Ai nënvizoi se, nëse synohet një bashkëpunim qeverisës funksional, ndarja e pushteteve duhet të jetë e ekuilibruar.
“Qëllimi mbetet i njëjtë: shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat nuk janë në interes të qytetarit. Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Kurtin, si përfaqësues i shumicës parlamentare. Nuk besoj, sepse nesër është thirrur seanca; dita e sotme vetëm kaloi. Nuk jemi në kushtet e urgjencës, por në limitin e afateve kushtetuese, pasi nesër duhet të konstituohet kuvendi i ri. Qëndrimet e LDK-së janë publike: ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar, nëse dëshirohet një partneritet funksional në interes të Kosovës. Nëse synohen interesa personale apo ambicie për ruajtjen e pozitave shtetërore në shërbim të një partie politike, atëherë LDK-ja nuk sheh mundësi tjetër për të kontribuar, përveç votës demokratike që ka në kuvend”, tha Zemaj.
I pyetur nëse partisë do t’i mjaftonte posti i kryetarit të Kuvendit apo nëse kërkon edhe atë të presidentit, Zemaj u shpreh se fokusi i LDK-së nuk lidhet me postet, por me krijimin e një partneriteti që funksionon.
“Kjo temë e hedhur nga LVV-ja në emër të pozitave lidhet me poste kredibile që garantojnë partneritet. Kryetari i Kuvendit i takon shumicës kuvendare, si në bazë të Kushtetutës, ashtu edhe në funksion të përfaqësimit parlamentar. Ndërsa pjesët e tjera që lidhen me ekzekutivin dhe kontrollin mbi pushtetin, siç është roli i presidentit, janë përtej nivelit të përfaqësimit partiak që i takon një subjekti politik përmes pozitës së kryetarit të parlamentit”, deklaroi ai.
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, zhvilloi takime me drejtuesit e LDK-së dhe PDK-së.
Në takimin e dytë, ftesës iu përgjigj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por palët nuk arritën marrëveshje.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Megjithatë, pas krijimit të legjislaturës së 11-të, ende nuk është gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
Manchester City ka kontaktuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Pedro Netos, pasi po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Chelseat,…
Organizata "Albanians for America" ka vlerësuar se hapja e arkivave ushtarake dhe policore të Serbisë është thelbësore për zbardhjen e…
Policia Kufitare ka finalizuar me sukses një operacion në Aeroportin e Rinasit, duke prangosur një shtetase të huaj e cila…
Tottenham Hotspur po përgatit një investim të kombinuar prej 125 milionë funtesh për të përfunduar nënshkrimet e sulmuesit të Manchester…
Studenti Kleidi Memo, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analize të lëvizjes protestuese në vend dhe rolit…
Përforcimi i ri i Barcelonës, Jesse Bisiwu, ka shprehur emocionet e tij të para pas transferimit te gjiganti katalanas, duke…