kosovë

Osmani flet në SHBA për moskonstituimin e Kuvendit: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Ajo theksoi se, për shkak të disa paqartësive kushtetuese, Kuvendi ende nuk është konstituar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekziston një afat i rreptë 30-ditor për konstituimin e parlamentit, i cili skadon më 26 korrik, siç tha ajo nuk është definuar se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati.

Të lidhura

None found

“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim. Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani.

Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli aktgjykimin KO124/25, i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky aktgjykim erdhi pas një kërkese për interpretim kushtetues, pasi seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 nuk kishte përfunduar siç kërkohet me Kushtetutë, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në aktgjykimin e saj, Gjykata sqaroi se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht brenda një afati prej 30 ditësh nga data e shpalljes së aktgjykimit, pra deri më 26 korrik 2025. Megjithatë, Gjykata nuk specifikoi qartë se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati kushtetues.

Tags: osmaniSHBA

të fundit

Minatori i Trepçës rrëfen momentet e bllokimit në minierë

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

15 minutes ago

Rreth 20 minatorë dalin nga Trepça, ndërsa mbi 40 vijojnë të jenë të bllokuar

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

26 minutes ago

VIDEO/ Alexander Ceferin i bën një surprizë simbolike Armand Dukës në 64-vjetorin e lindjes

Armand Duka dhe Aleksandër CeferinNjë ditë e veçantë për Armand Dukën [...]Read More...

33 minutes ago

Pas largimit të Messit, kush është kandidati për fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas më shumë se dy dekadash, Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij me Argjentinën. Të martën mbrëma,…

34 minutes ago

Edison Lika arrested after hitting a vehicle leaving the Prime Minister’s Office during the protest

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë. Protestuesit u vendosën…

35 minutes ago

We asked him about corruption, money laundering and drug trafficking” – Edi Rama ends interview with American journalist

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel…

35 minutes ago