Wylita Bell takon komandantin e ri të KFOR-it: SHBA do ta mbështesë misionin e tij

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Wylita Bell, zhvilloi një takim me gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili sapo është emëruar në krye të KFOR-it.

Sipas ambasadës, në bisedë u vu në dukje rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon. SHBA riafirmoi angazhimin për të mbështetur misionin e KFOR-it në këtë drejtim.

Të lidhura

None found

Gjenerali italian mori drejtimin e KFOR-it këtë muaj, duke pasuar komandantin turk Ozkan Ulutas.


Shtuar më 21.10.2026 16:18