kosovë

Vrasje e tre personave në Deçan, raporti i Policisë

Tre persona kanë mbetur të vrarë mbrëmë nga një sulm me armë zjarri që ka ndodhur në autobusin që ishte duke lëvizur në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej në njoftim thuhet se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është në procedurë hetimore.

Për vrasjen e mbrëmshme ka pasur reagime të shumta, kurse zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës së rëndë në Gllogjan të Deçanit ku vdiqën tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Numri dy i Policisë Rajonale të Pejës, ka përjashtuar mundësinë e ndonjë akti terrorist. Ndërsa tha se kanë angazhuar të gjitha njësitet elite policore të rajonit e shumë shpejt pritet t’iu bashkohen edhe ato nga Prishtina, të udhëhequra nga Drejtori i Përgjithshëm.

Ndërsa, zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë.

Në anën tjetër, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ndjehet i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

Ai ka bërë apel që sa më shpejt të zbardhet rasti dhe të kapet autori i krimit.

të fundit

Paralajmërim për mot të keq të premten: Bashkia e Himarës njofton reshje dhe stuhi

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve…

23 seconds ago

Klekovski: Mbi 300 mijë pushime mjekësore u regjistruan gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili për herë të parë prezantoi statistika për pushimet mjekësore afatshkurtra, deri në 30…

2 minutes ago

Duka për rregullin e ri në Superiore: Më shumë mundësi për talentet dhe vizion i qartë për futbollin shqiptar

Armand Duka - Trofeu dhe topi i SuperioresKreu i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi…

6 minutes ago

Rrënimi i 11 objekteve në Ujman, ekspertët: Ligji zbatohet pa dallime etnike

Aksioni i autoriteteve të Kosovës për shembjen e 11 shtëpive të ndërtuara pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit…

7 minutes ago

Maritime Accident in Vlora, Vacationer Seriously Injured by Speedboat Propeller

VLORË- Një person është aksidentuar në det. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë…

13 minutes ago

DP denounces violence against protesters and calls for investigation: Edi Rama is surrounded and disoriented

Protesta e sotme e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme, përpara ambienteve të Kuvendit, u shoqërua…

14 minutes ago