Tre persona u vranë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, mbrëmë rreth orës 19:00.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës sot ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur
None found
“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Nuk dihet ende se cilët kanë qenë atentatorët dhe shkaku i qëllimit me armë drejt autobusi./tv21/
Barcelona ka marrë një goditje të rëndë me lëndimin e Frenkie de Jong, pasi frika më e madhe e klubit…
Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest.23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, e cila…
Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për…
Manchester United ka vendosur ta bëjë mesfushën prioritetin kryesor të afatit kalimtar të verës, duke investuar rreth 100 milionë euro…
Policia ka filluar të sanksionojë shoferët e trotinetëve elektrikë që nuk i përmbahen rregullave të reja ligjore. Ndryshimet në Ligjin…
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u takua sot në Manila me homologun e tij amerikan, Marco Rubio në…