Vrasja e Liridona Murselit në Kosovë, policia zbardh ngjarjen: U qëllua në sy të fëmijëve

Të tjera detaje kanë dalë mbi vrasjen e gruas së ish-këshilltarit të Behxhet Pacollit, Liridona Murselit.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se viktima në momentin e incidentit ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në makinë.

Sipas policisë, një person i panjohur dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri, ku mbeti e vrarë e reja.

Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 30.11.2023 09:50