Categories: kosovë

Dosja e Prokurorisë Speciale: Besarta Jashari rrëfen si u mësua vrasja e Adem Jasharit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 shtetasve serbë, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. Në këtë çështje gjyqësore është përfshirë edhe dëshmia e Besarta Jasharit, një prej anëtarëve të familjes Jashari që i mbijetoi sulmit të marsit të vitit 1998 në Prekaz.

Të lidhura

None found

Sipas rrëfimit të saj, në orët e para të mëngjesit të 5 marsit 1998, familjarët u zgjuan nga zhurma e të shtënave dhe u detyruan të strehoheshin në bodrumin e banesës. Sulmi ndaj tyre vijoi me armë të rënda, tanke dhe granata.

Besarta Jashari ka treguar se gjatë ditëve pasuese shtëpia u bombardua në mënyrë të vazhdueshme. Disa prej familjarëve mbetën të plagosur, ndërsa hapësira ku ishin fshehur u dëmtua nga plumbat dhe fragmentet e granatave që hynin përmes dritareve.

Ajo ka dëshmuar se bombardimet nuk u ndalën as më 6 mars 1998. Ndërsa për datën 7 mars, Besarta ka thënë se e kujton momentin kur u vra Adem Jashari. Lajmin e kishte marrë nga Kushtrimi, i cili u kishte thënë: “E paskan vra babushin”.

të fundit

Egnatia nuk e humb shpresën për kualifikim pas disfatës në Rumani

Universitatea Craiova - Egnatia Egnatia u mposht nga Universitatea Craiova në Rumani në shifrat 2-0 [...]Read More...

7 minutes ago

Rashford flet për Yamal dhe krahasimin e tij me Messin

Marcus Rashford ka bërë deklaratat e para publike për Barcelonën që prej largimit nga klubi, duke shprehur admirim të jashtëzakonshëm…

7 minutes ago

Universitatea Craiova mposht Egnatian, që humbet pas dy barazimeve radhazi

Egnatia ka pësuar humbjen e parë pas dy barazimeve radhazi, duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Universitatea Craiova në…

25 minutes ago

Klodiana Lala dyshuese ndaj takimit Gogu-Veliaj, hedh akuza: Do ta përdorë në Strasburg për veten si të persekutuar politikisht

Gazetarja Koldiana Lala, ka qenë mbrëjmen e sotme e ftuar në Vizion Plus, ku ka folur për kryetarin e Bashkisë…

28 minutes ago

Zelensky: Rusia po rekruton fëmijë ukrainas të deportuar që tani janë rritur; kjo duhet të ndalet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë shqetësuese gjatë Samitit të 30-të Ibero-Amerikan në Madrid, ku pretendoi se Rusia…

37 minutes ago

Juventusi mposht AZ Alkmaarin në udhëtim dhe merr një tjetër fitore në Ligën e Evropës

Juventusi ka marrë një fitore në udhëtim te AZ Alkmaar, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.“Bianconerët”…

37 minutes ago