Categories: kosovë

Sejdiu për rastin e Diana Kastratit: Mbi 15 vjet pritje për drejtësi, familja meriton një përfundim dinjitoz

Avokati Korab Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, ngjarje e ndodhur më shumë se 15 vjet më parë.

Në një postim në Facebook, ai e cilësoi aktakuzën si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë. Megjithatë, Sejdiu shprehu shqetësim se, edhe pas gjithë kësaj kohe, procedura do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit.

Të lidhura

None found

Sejdiu kujtoi se e ka përfaqësuar ligjërisht familjen Kastrati në çështjen e saj para Gjykatës Kushtetuese, ku, ndër të tjera, ishte konstatuar shkelje e së drejtës për jetë. Sipas tij, familja ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të kërkuar drejtësi, dinjitet dhe përgjegjësi nga institucionet.

Postimi i plotë:

Rasti i Diana Kastratit: 15 vjet në pritje të drejtësisë

Kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga vrasja tragjike e Diana Kastratit. Prokuroria ka ngritur më në fund aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e saj, por kjo është bërë në mungesë të tij.

E kam përfaqësuar familjen Kastrati në përballjen e saj ligjore para Gjykatës Kushtetuese. Aty, ndër të tjera, u konstatua shkelja e së drejtës për jetë. Gjatë asaj përballjeje kam parë nga afër sa shumë është përpjekur kjo familje për drejtësi, dinjitet dhe përgjegjësi institucionale.

Për familjen Kastrati, kjo ngjarje vazhdon të jetë një plagë e hapur. Aktakuza përbën një hap të rëndësishëm, por zhvillimi i procedurës në mungesë të të akuzuarit, edhe pas 15 vjetësh, ngre pyetjen nëse institucionet tona kanë bërë gjithçka që mundeshin për ta sjellë atë para drejtësisë.

As drejtësia që vjen me vonesë nuk mund ta kthejë Dianën. Megjithatë, familja e saj meriton të paktën një proces të plotë e efektiv dhe një mbyllje dinjitoze të kësaj beteje të gjatë.

Nuk duhet të harrohet Diana, dhimbja e familjes së saj apo përgjegjësia që kanë institucionet për mbrojtjen e jetës.

të fundit

Shot himself with his service weapon, Ministry of Defense says: Serviceman rushed to Trauma Hospital

Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës…

13 seconds ago

Kosovo Security Force expands its capabilities with military equipment and modern technology

Viti 2028 shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e sigurisë së Kosovës, transformimin dhjetëvjeçar të…

28 seconds ago

State Election Commission approves initial results in Bërvenicë, sets deadlines for objections

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Seancën e 26-të e miratoi unanimisht Konkluzionin për shpalljen e rezultateve fillestare të Zgjedhjeve të…

46 seconds ago

Mickoski announces three factories in December and more than 1,000 jobs

Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi vizitën e tij të punës në Dyseldorf të Gjermanisë si jashtëzakonisht të suksesshme, ku u…

1 minute ago

Marjana Koçeku për përplasjen Veliaj–Rama: Ndarjet në PS mund të thellohen, kryeministri mund të detyrohet të dorëhiqet

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes kryeministrit Edi…

2 minutes ago

Rezultatet fillestare në Bërvenicë miratohen nga KSHZ-ja, përcaktohen afatet e kundërshtimeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Seancën e 26-të e miratoi unanimisht Konkluzionin për shpalljen e rezultateve fillestare të Zgjedhjeve të…

3 minutes ago