Vendimet e Qeverisë në detyrë ngrenë dyshime për tejkalim të kompetencave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë votimit në një mbledhje të Qeverisë në detyrë. Foto nga arkivi.

Të lidhura

None found

Që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka miratuar vendime për emërime në borde të përkohshme të ndërmarrjeve publike, ndarjen e mjeteve nga buxheti, shpronësime dhe dhënien me qira të pronës publike.

Në mesin e vendimeve janë edhe emërimet e komisioneve për pranimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese, si dhe caktimi i personave në poste të rëndësishme institucionale.

Gjatë kësaj periudhe, kabineti i Albin Kurtit në detyrë ka marrë gjithsej 75 vendime në 11 mbledhje qeveritare.

Përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile thonë se një pjesë e këtyre vendimeve mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Qeverinë. Sipas tyre, një kabinet në detyrë duhet të merret vetëm me veprimtaritë e domosdoshme dhe me zbatimin e planit të përcaktuar më herët.

Qeveria Kurti, e cila mbeti në detyrë pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri, ka vazhduar procedurat për emërimin e zyrtarëve në poste të larta edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ajo ka krijuar komisione për pranimin e kandidatëve për postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Komisione të ngjashme janë ngritur edhe për pozita të tjera, mes tyre edhe për drejtorin ekzekutiv të Thesarit të Kosovës.

Gjithashtu, Ragmi Dalipi është emëruar drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Vendimet e kabinetit në detyrë kanë prekur edhe pronën publike. Në komunën e Hanit të Elezit, rreth 10 hektarë tokë janë dhënë me qira për 15 vjet, me qëllim të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të gurit gëlqeror. Me të njëjtin afat dhe për të njëjtin qëllim, tokë publike është dhënë me qira edhe në komunën e Ferizajt dhe në atë të Shtimes.

Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i konsideron këto hapa në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Shala tha se ligji nuk lejon nisjen e procedurave të reja për emërime në funksione publike dhe ndalon vendime që nuk janë të domosdoshme, ku përfshihet edhe dhënia me qira e pronave.

“Kjo situatë cenon parimet e sundimit të ligjit, sepse kemi të bëjmë me një situatë të qartë, që është e kundërligjshme dhe është kundërkushtetuese, dhe prapë vazhdon”, shprehet Shala.

Liridon Salihi, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), vlerëson se emërimi i kandidatëve në pozita publike nga një qeveri në detyrë mund të bëhet vetëm kur procedurat për plotësimin e tyre kanë nisur gjatë kohës kur qeveria kishte mandat të plotë.

Radio Evropa e Lirë i kërkoi Qeverisë në detyrë një sqarim për akuzat se ka tejkaluar kompetencat, por deri në publikimin e këtij teksti nuk mori përgjigje.

Ligji për Qeverinë përcakton se kompetencat e një qeverie në detyrë janë të kufizuara dhe se ajo nuk mund të marrë vendime të rëndësishme. Sipas tij, kabineti mund të vazhdojë vetëm aktivitetet e domosdoshme të përfshira në planin vjetor dhe në Ligjin për Buxhetin.

Po ky ligj nuk lejon miratimin e iniciativave për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi. Një qeveri në detyrë nuk mund të miratojë as projektligje, ndryshime kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale.

Ndërkohë, ligji ndalon edhe hapjen e procedurave të reja për emërime në funksione publike dhe propozimin e kandidatëve për pozita që kërkojnë miratimin e Kuvendit.

Për Shalën dhe Sahitin, çështja është ndërlikuar më tej pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, pasi disa anëtarë të kabinetit në detyrë janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, vendimet e marra nga ministra që njëkohësisht kanë edhe mandatin e deputetit janë të kundërligjshme. Ligji për Qeverinë përcakton se një anëtar i kabinetit i zgjedhur deputet duhet të japë dorëheqje nga posti i ministrit para ditës së certifikimit të rezultateve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 korrik.

Neni 72 i Kushtetutës së Kosovës përcakton se “deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv”.

Shala i është referuar edhe një vendimi të Gjykatës Supreme të vitit të kaluar, ku është vlerësuar se ushtrimi i njëkohshëm i këtyre dy funksioneve bie ndesh me Kushtetutën.

Sipas atij vendimi, një qeveri në detyrë mund të kryejë vetëm veprimtari të domosdoshme dhe të planifikuara, ndërsa nuk ka të drejtë të miratojë akte të reja nënligjore.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë se personat që ligji nuk i lejon të veprojnë si anëtarë të qeverisë, po marrin vendime në emër të shtetit dhe po krijojnë detyrime që mund të rëndojnë institucionet për shumë vite”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sahiti nga GLPS vlerëson se vendimet që kanë tejkaluar kufizimet e një qeverie në detyrë, ose ato të miratuara nga një përbërje e kundërligjshme ku ministrat kanë qenë njëkohësisht edhe deputetë, duhet të shqyrtohen dhe të anulohen.

“GLPS vlerëson që çfarëdo veprimi që i pason këto vendime është i kontestueshëm, pasi përbërja e organit kolegjial që i ka nxjerrë të njëjtat ka qenë në papajtueshmëri me legjislacionin në fuqi”, pohon ai për Radion Evropa e Lirë.

Diskutimi për ligjshmërinë e vendimeve u ashpërsua pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë më 12 gusht.

Aleanca, e cila është parti parlamentare, njoftoi se do ta dërgojë në Prokurori një rast lidhur me 18 vendime të marra nga Qeveria në detyrë. Shumica e tyre kanë të bëjnë me emërimin e komisioneve për procedurat e pranimit në institucionet publike.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, deklaroi për media se këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin dhe se Qeveria në detyrë po e përdor administratën për interesa partiake. / REL


Shtuar 19.08.2026 14:25

Tags: ,
ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbet