Humbja e jetës së punëtorëve gjatë ushtrimit të detyrës në Korporatën Energjetike të Kosovës ka sjellë reagimin e sindikalistëve.
Të lidhura
None found
Për këtë arsye, kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut do të mblidhet të hënën, më 24 gusht, në një takim urgjent ku do të trajtohen shqetësimet e vazhdueshme për vdekjet dhe aksidentet në vendet e punës.
Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet niveli i sigurisë në punë, shkaqet që kanë çuar në aksidente, si edhe rastet e punëtorëve të lënduar apo të atyre që kanë humbur jetën.
Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe hartimi i qëndrimeve dhe përcaktimi i masave që synojnë rritjen e presionit ndaj punëdhënësit, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e sigurisë në vendet e punës.
Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbahet në zyrat e Sindikatës së Re të KEK-ut.
