Varrezat masive dëshmojnë krimet serbe në Kosovë, ndërsa përgjegjësit ende nuk janë përballur me drejtësinë

Varrezat masive që vazhdojnë të zbulohen në Kosovë po nxjerrin sërish në pah përmasat e krimeve të kryera kundër shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Të lidhura

None found

Dëshmitë e reja të siguruara në këto lokacione dokumentojnë historinë e rëndë të vrasjeve, zhdukjeve dhe veprave të tjera të rënda që forcat serbe kryen ndaj popullsisë civile.

Sipas ekspertëve të drejtësisë dhe krimeve të luftës, këto prova kanë rëndësi të madhe për nisjen e ndjekjeve penale dhe për zbardhjen e plotë të së vërtetës. Megjithatë, për shkak të mandatit të kufizuar të Dhomave të Specializuara të Kosovës, vazhdon të mbetet e paqartë nëse këto raste mund të trajtohen nga kjo gjykatë.

Vlerësimet juridike theksojnë se përgjegjësia për veprat e kryera gjatë luftës duhet të kërkohet përmes mekanizmave kompetentë vendorë dhe ndërkombëtarë, pasi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen.

Zbulimi i lokacioneve të reja me varreza masive po e shton kërkesën për hapjen e arkivave dhe sqarimin e fatit të mijëra viktimave të luftës. Në të njëjtën kohë, familjet e personave të pagjetur vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi penale si për kryerësit, ashtu edhe për urdhërdhënësit e krimeve.

Image

Avokati dhe juristi Ardian Bajraktari vlerëson se krimet e masakrës së Dubravës duhet të hetohen dhe trajtohen nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, përfshirë mundësinë që të dyshuarit të gjykohen në mungesë.

Në një prononcim për “Bota sot”, Bajraktari ka treguar se një person që i mbijetoi masakrës së Dubravës kishte dorëzuar më herët kallëzim penal në Prokurorinë e Specializuar, duke kërkuar që të vlerësohej nëse këto raste përfshihen në juridiksionin e saj.

Ai ka deklaruar se deri tani nuk është publikuar asnjë informacion që do të tregonte nëse kallëzimi penal i paraqitur nga i mbijetuari është shqyrtuar.

Sipas Bajraktarit, mungesa e të dhënave publike për trajtimin e kallëzimit e bën të nevojshme ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga institucionet e Kosovës për zbardhjen e krimeve.

Juristi ka theksuar se këto raste duhet të procedohen nga organet vendore, duke përfshirë edhe gjykimin në mungesë, mundësi që tashmë parashikohet nga Kodi i Procedurës Penale.

Masakra e Dubravës konsiderohet ndër ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë. Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit vazhdojnë të kërkojnë që autorët e saj të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi penale.

Image

Profesori Muhamet Racaj, në një deklaratë për “Bota Sot”, e ka cilësuar zbulimin e varrezave masive në Kosovë si provë të pakundërshtueshme të krimeve të rënda të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera gjatë viteve 1998–1999 nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Sipas tij, çdo varrezë e re masive që zbulohet e fuqizon më tej të vërtetën historike dhe juridike mbi politikën sistematike të spastrimit etnik të zbatuar nga regjimi i atëhershëm i Serbisë.

Racaj ka sqaruar se këto krime nuk hyjnë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ai ka argumentuar se mandati i kësaj gjykate kufizohet në hetimin dhe gjykimin e veprave të caktuara që lidhen me pretendimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj krimet e forcave serbe nuk mund të procedohen prej saj.

Megjithatë, profesori ka nënvizuar se kufizimi i juridiksionit të Dhomave të Specializuara nuk i përjashton autorët e këtyre krimeve nga përgjegjësia.

Sipas Racajt, provat e reja që sigurohen nga varrezat masive duhet të përdoren për ngritjen e aktakuzave pranë mekanizmave kompetentë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ai ka rikujtuar se as krimet e luftës dhe as krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen, çka do të thotë se autorët mund të ndiqen penalisht pavarësisht numrit të viteve që kanë kaluar.

Në përfundim, Racaj ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta rrisë presionin ndaj Serbisë për hapjen e arkivave ushtarake dhe policore, përcaktimin e vendndodhjes së të gjitha varrezave masive dhe dorëzimin e përgjegjësve para drejtësisë.

Muhamet Racaj ka përfunduar deklaratën e tij për “Bota sot” duke theksuar se pajtimi i sinqertë nuk mund të arrihet pa drejtësi, ndërsa një paqe e qëndrueshme në Ballkan nuk mund të ndërtohet pa zbardhjen e plotë të së vërtetës.


Shtuar 9.08.2026 08:44

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş