Categories: kosovë

Valdete Daka: Presidenti të zgjidhet para krijimit të qeverisë së re

Valdete Daka, ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme, ka vlerësuar në emisionin FIVE se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, hapi i parë duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, e vetëm më pas formimi i qeverisë së re.

Ajo argumentoi se vendi ndodhet në një situatë ku institucionet kryesore udhëhiqen nga ushtrues detyre, prandaj sipas saj është me rëndësi që fillimisht të zgjidhet një president me mandat të plotë kushtetues.

Të lidhura

None found

“E konsideroj që duhet të zgjidhet presidenti më përpara. Sidomos në situatën që jemi tani, meqenëse nuk kemi asnjë institucion me mandat legjitim, por ushtrues detyre”, deklaroi Daka.

Daka theksoi gjithashtu se zgjedhja e presidentit në këtë fazë do t’i jepte Kosovës një institucion funksional edhe nëse vendi do të shkonte sërish në zgjedhje.

Sipas saj, nëse në fillim formohet qeveria, atëherë procesi për zgjedhjen e presidentit mund të vonohet dhe të shoqërohet me kushtëzime politike.

“Në rast se zgjedhim qeverinë, me këtë konstelacion politik dhe këta numra që i kemi, me siguri do të kemi zvarritje për zgjedhjen e presidentit, por edhe kushtëzime nga ana e partisë që formon qeverinë”, u shpreh ajo.

të fundit

Në PD nis zgjedhja e Kryesisë së re, Berisha propozon dy kandidate për drejtimin e Këshillit Kombëtar dhe deputetët spikasin në garë

Demokratët u mblodhën sot për të përzgjedhur Kryesinë e re të Partisë, pasi më herët ishte zgjedhur Këshilli Kombëtar.Deri tani…

1 minute ago

Haradinaj mirëpret në Gllogjan delegacionin nga SHBA dhe vlerëson me medalje Daniel Serwer e Mario Marquez

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër…

2 minutes ago

Adnan Rrustemi: Propozimi i Besnik Tahirit për president konsensual do ta kishte shmangur krizën

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi ka komentuar idenë e Besnik Tahirit për një kandidat të përbashkët të opozitës…

2 minutes ago

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën: Stikerat në makinat e deputetëve, reagim simbolik për gjobat ndaj emigrantëve

Një grup studentësh, të cilët para pak ditësh shpalosën banderolën në Universitetin Politeknik deklaruan se nuk do të dialogojnë me…

10 minutes ago

Serie A nuk bëhet destinacioni i radhës, shuhet pista e Cagliarit për Armando Brojën

Armando BrojaArmando Broja nuk do të transferohet te Cagliari në Serie A [...]Read More...

13 minutes ago

Dyshime për korrupsion në Euro 2024, policia gjermane kontrollon edhe selinë e Federatës së Futbollit

Policia gjermane ka kryer të mërkurën një seri bastisjesh të gjera në lidhje me dyshime për korrupsion gjatë Kampionatit Evropian…

19 minutes ago