Categories: kosovë

Kryeziu: Presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor, përndryshe Kosova shkon në zgjedhje

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, deklaroi se zgjedhja e presidentit të ri duhet të përfundojë jo më vonë se 6 tetori. Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të drejtohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

“Afati është deri më 6 tetor. Nëse zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti shpërndahet përmes një dekreti të ushtrueses së detyrës së presidentes. Më pas, me një dekret tjetër, shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh”, tha Kryeziu për Front Online.

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese u publikua më 29 shtator. Në të, Gjykata vlerësoi se Kuvendi është konstituuar dhe se zgjedhja e Qeverisë “Kurti 4” është në pajtim me Kushtetutën.

Dokumenti përcaktoi gjithashtu 6 tetorin si datën përfundimtare deri kur duhet të zgjidhet presidenti i Kosovës.

Gjykata sqaroi se Kryesia e Kuvendit mund të vazhdojë punën edhe pa një nënkryetar në rrethana të caktuara, për sa kohë ekziston kuorumi. Megjithatë, ajo kërkoi që nënkryetari nga PDK-ja të votohet sa më shpejt.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, aktgjykimi parashikon që zgjedhjet të mbahen brenda 45 ditësh.

të fundit

Putin mohon përfshirjen e Rusisë në protestat evropiane: Akuzat e liderëve të Kremlinit janë të ekzagjeruara

Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat se Moska po orkestron protesta masive në qytetet e mëdha evropiane…

5 minutes ago

Pas ditësh në gjendje kritike në spital, ndërron jetë babai i ish-banorit të “Big Brother VIP

DJ Dagz ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij.…

7 minutes ago

Përmendja e Samiut dhe Mërgim Lushtakut në rastin e vrasjes së një gruaje shkakton përplasje në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje,…

9 minutes ago

Luis de la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit

Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë, duke fituar…

11 minutes ago

Kuvendi voton me 67 vota rezolutën për sigurinë e grave dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet…

20 minutes ago

Debat në Kuvend për fotografitë e Daut Haradinajt dhe Albin Kurtit me persona të lidhur me vrasjen e grave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur çështjen e fotografive të anëtarit të…

31 minutes ago