Jose Mourinho solli një moment të veçantë gjatë konferencës për shtyp, kur prezantoi para mediave një prej familjarëve të tij, lidhje për të cilën pak persona kishin dijeni.
Trajneri portugez, i rikthyer te Real Madridi për aventurën e tij të dytë, doli para gazetarëve në prag të përballjes së “Los Blancos” me Alavesin, ndeshje që do të luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu”.
None found
Pas përfundimit të konferencës, 63-vjeçari u largua nga karrigia dhe shkoi drejt zonës ku ishin ulur gazetarët.
Videot treguan Mourinhon teksa përqafonte një prej tyre. Më pas u bë e ditur se gazetari ishte kushëriri i tij, Pedro Mourinho.
Gjatë këtij momenti, trajneri nuk la pa e vlerësuar të afërmin e tij, ndërsa bëri edhe një batutë për mediat portugeze, për të cilat tha se nuk e trajtojnë në mënyrën e duhur.
“Ky person këtu është kushëriri im dhe është një nga gazetarët më të mirë në Portugali, por ai ka kaluar te një grup mediatik që më trajton shumë keq dhe unë nuk mund të flas me të”, deklaroi Mourinho.
Pedro Mourinho ka kryer studimet për komunikim dhe gazetari në Universitetin Autonom të Lisbonës.
Ai ka punuar ndër vite për disa prej mediave të njohura portugeze, mes tyre RTP, Radio Comercial, TVI dhe Medialivre. Aktualisht, ai është pjesë e CNN Portugal.
Sot në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë ku u shfuqizuan Marrëveshja Kolektive për Kulturën dhe Neni 78-lj i Ligjit…
Kuzhina tradicionale kineze dhe instrumenti muzikor oud arab pritet t’i shtohen listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, mes 62…
Flamurtari - Besa, gjendja e fushës pas rëshieve të denduraSfida mes dy pretendentëve të Superiores, Flamurtari-Besa, e përcaktuar për të…
Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend…
Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin për dosjen “P*umbi i Artë”, duke dënuar…