Categories: kosovë

Baraliu: Zgjedhja e presidentit duhet të vijë para krijimit të Qeverisë, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka theksuar se pas konstituimit të Kuvendit, përparësi duhet t’i jepet zgjedhjes së presidentit ose presidentes së Kosovës. Sipas tij, nëse kreu i shtetit nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh, atëherë vendi do të përballet me zgjedhje të reja.

Baraliu ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës e specifikon qartë që mandati për formimin e Qeverisë jepet nga presidenti ose presidentja e zgjedhur, dhe jo nga ushtruesi i detyrës.

Të lidhura

None found

“Kushtetuta thotë qartë presidentja e vendit ose presidenti, ka të drejtë ta mandatojë, pra nuk thotë ushtruesja e detyrës ose ushtruesi i detyrës. Pra, është e qartë që Kushtetuta kërkon që në këtë rast do të duhej menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, verifikimit të mandateve, dhënies së betimit të deputetëve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit, dhe do të duhej dhe presidentës, do të duhej me prioritet presidentin apo presidenten ta kemi të zgjedhur e më vonë Qeverinë, në mënyrë që ta shfrytëzojmë rastin, pasi të konstituohet Kuvendi, te kemi mundësi, sepse Kushtetuta thotë po ashtu në mënyrë determinuese domethënë dhe imperative që 60 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet zgjedhja e presidentit”, tha ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, menjëherë pasi të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet kryetari i tij, nis obligimi kushtetues që presidenti i vendit të zgjidhet brenda afatit të përcaktuar.

“Pra, rrjedhimisht e kemi për detyrë sipas Kushtetutës që ta konstituojmë Kuvendin, ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit me mandat të plotë, pastaj brenda 60 ditësh të gjitha institucionet, Kuvendi, me një seancë të cilën duhet të jenë 80 deputetë të pranishëm për të votuar për, kundër ose abstenim, duhet të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit”, tha ai.

Baraliu ka paralajmëruar se moszgjedhja e presidentit në afatin kushtetues do të sillte një tjetër krizë institucionale dhe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditësh, fatkeqësisht përsëri vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme dhe të parakohshme”, tha Baraliu.

të fundit

Farage bën thirrje për zgjedhje të përgjithshme në Britani: Burnham s’ka mandat popullor

Nigel Farage, kreu i “Reform UK”, ka kërkuar që në Britani të mbahen zgjedhje të përgjithshme, duke dalë kundër skenarit…

7 minutes ago

Ministri Blerim Gashani përgëzon Gresa Bakraçin për arritjet: Kosova krenohet me kampionen e saj

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka vlerësuar lart sukseset e atletes kosovare Gresa Bakraçi, e cila po vazhdon të shkëlqejë…

7 minutes ago

Rekord temperaturash në Francë, 40 viktima gjatë valës së fortë të të nxehtit

Franca ka regjistruar natën më të nxehtë të matur ndonjëherë për periudhën mes 22 dhe 23 qershorit, ndërsa vala ekstreme…

7 minutes ago

Ibrahimoviç përkulet para Messit: Ai 5 gola për 2 ndeshje, unë 0 në 2 Kupa Bote

Edhe një personalitet si Zlatan Ibrahimovic, i njohur për vetëbesimin e tij të madh, nuk ka kursyer elozhet për Lionel…

8 minutes ago

Bekim Haxhiu paralajmëron ankesë në Supremen, kërkon rinumërim të votave për kandidatët e PDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se do ta…

8 minutes ago

Në Kosovë rriten mundësitë e punësimit për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët

Mundësitë e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë bërë më të qasshme dhe gjithnjë e më shumë anëtarë…

9 minutes ago