Categories: kosovësport

U sulmua fizikisht, Ademi: Ishin persona të maskuar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për herë të parë pas sulmit që i ndodhi mëngjesin e sotëm në parkun e Germisë.

Gjatë këtij sulmi, Ademi mori disa lëndime në trup, por në një komunikatë zyrtare ai konfirmoi se tani është mirë me shëndet.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera ai tha se personat që e sulmuan atë ishin të maskuar.

Deklarata e plotë e presidentit Ademi:

“Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,

Agim Ademi, president”, shkroi ai./albeu.com

Tags: AdemiFFKsulm

të fundit

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…

11 minutes ago

Salianji për protestën studentore: Zemërimi ndaj keqqeverisjes dhe qëndresa e të rinjve dëshmojnë se Shqipëria ka ende shpresë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…

13 minutes ago

Incidentet pranë Ministrisë së Arsimit, policia njofton shoqërimin e 23 personave dhe lëndimin e 6 efektivëve e një gazetareje

Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…

16 minutes ago

Ernest Gjoka kujton suksesin historik me Kukësin, titullin e sezonit 2016-2017

Ernest GjokaPasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli…

17 minutes ago

Nebi Alshiqi, zyrtari i Kadastrës në Prishtinë i arrestuar nën dyshime për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës

Nebi Alshiqi, zyrtar i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, është personi i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare,…

17 minutes ago

Luis Enrique synon triumfin e tretë radhazi në Champions: Të përsërisim arritjen e Real Madridit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, beson se skuadra e tij ka cilësinë e nevojshme për ta fituar Ligën e…

18 minutes ago