Categories: kosovëshowbiz

Po bënte ecje në park, babai i Capital T dhunohet nga disa persona të maskuar

Babai i reperit Kushtrim Ademi i njohur ndryshe edhe si Capital T është dhunuar sot nga persona të maskuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një deklarate, duke theksuar se nuk ka pësuar lëndime serioze.

Të lidhura

None found

Sakaq, Ademi ka treguar se policia e Kosovës tashmë është duke kryer hetimet, që personat të arrestohen dhe dënohen.

Kujtojmë që babai i reperit është në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ndoshta ky sulm mund të lidhet me postin që ai mban.

Deklarata e plotë e presidentit Ademi:

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet.

Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,
Agim Ademi, president.

të fundit

Rama në Luksemburg për projektin e Kushnerit dhe arrestimin e kreut të SHISH: Investimi do të realizohet, lufta ndaj korrupsionit po jep rezultate

Kryeministri Edi Rama foli në Luksemburg për dy çështje që kanë shkaktuar debate në Shqipëri: projektin e investimit të Jared…

21 seconds ago

Rotacion në KFOR, SHBA-ja sjell njësi të reja në Kosovë në vend të Gardës Kombëtare

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dërgojë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse…

5 minutes ago

Zjarre në rrugë gjatë protestës, tensione në Rrugën e Durrësit dhe te Mine Peza

Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e Mine Pezës, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në…

10 minutes ago

Dorëheqje/ Studentët vijojnë protestën në “Rrugën e Durrësit”, policia vendos kordon pranë Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë marrë “pushtetin” ndërsa nuk tërhiqen nga protesta. Pavarësisht gazit lotsjellës, autobotëve të ujit, sprej me piper apo dhunës…

11 minutes ago

Iva Mihaillova në kërkim ndërkombëtar me urdhër të autoriteteve maqedonase

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillova (23) nga Koçani."MPB ka shpallur urdhërarrest për Mihaillova…

14 minutes ago

Mbërrijnë 30,000 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, priten edhe 26,000 të tjera

30,000 vaksinat e para kundër gripit sezonal kanë mbërritur tashmë, dhe përveç kësaj, pritet të mbërrijnë edhe 26,000 doza të…

15 minutes ago