Categories: sport

Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellingham, paga javore arrin shifra marramendëse

Real Madridi është duke hartuar një marrëveshje të re me kushte financiare shumë më të favorshme për Jude Bellingham, me qëllim shpërblimin e mesfushorit anglez për peshën që ka në skuadër.

Sipas informacioneve të gazetës spanjolle AS, anglezi pritet të marrë një pagë javore prej rreth 575 mijë eurosh, që i bie afërsisht 29.9 milionë euro në vit.

Të lidhura

None found

Me këtë rritje, 23-vjeçari do të afrohej shumë me pagat më të larta në klub, ku aktualisht bëjnë pjesë Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.

Akordi për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve ishte arritur që në muajin tetor. Kontrata ekzistuese e Bellingham, e nënshkruar pas kalimit nga Borussia Dortmund në vitin 2023, skadon në 2029. Megjithatë, marrëveshja e re parashikon zgjatjen e saj edhe me dy sezone të tjera, deri më 30 qershor 2031.

Ndryshimi kryesor lidhet me përmirësimin e kushteve ekonomike. Deri tani, paga e anglezit llogaritej rreth 400 mijë euro në javë, ndërsa shifra e re prej 575 mijë eurosh do të thotë një rritje prej rreth 44 për qind.

Me këtë pagë, Bellingham do të ishte shumë pranë Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe, të cilët, sipas shifrave të bëra publike, marrin rreth 600 mijë euro në javë, ose 31.25 milionë euro në vit.

Pesha e mesfushorit anglez në projektet e klubit pasqyrohet edhe në rolin që ka në fushë. Me Jose Mourinhon në krye, Bellingham është vendosur më pranë portës kundërshtare, kryesisht si mesfushor sulmues në formacionin 4-2-3-1, me më pak detyra në fazën mbrojtëse.

Kjo lëvizje i ka hapur më shumë mundësi për të ndihmuar në ofensivë. Gjatë këtij sezoni, anglezi ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asiste, duke sjellë sërish një pjesë të kontributit sulmues që pati në sezonin e tij të parë me fanellën e Real Madridit.

Pasi siguroi qëndrimin e Arda Guler deri në vitin 2032, Real Madridi po vijon përpjekjet për të mbrojtur me kontrata lojtarët që i sheh si pjesë kyçe të projektit afatgjatë.

Në këtë kontekst, Bellingham vijon të jetë ndër emrat kryesorë në planet e Florentino Perez, teksa kontrata e re pritet ta mbajë në ‘Santiago Bernabeu’ deri kur të mbushë 28 vjeç.

të fundit

Harry Kane dhe Michael Olise dominojnë statistikat e kombëtareve në vitin 2026

Sulmuesi anglez, Harry Kane, është futbollisti me më së shumti gola të shënuar, ndërsa francezi Michael Olise kryeson listën e…

2 minutes ago

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit/ SPAK regjistron procedim penal! Hidhet shorti për prokurorin që do të shqyrtojë çështjen

Pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencë, ditën e sotme, SPAK ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 69 milionë lekëve…

6 minutes ago

Lamborghini zbulon Temerario Spyder, supermakinën 907 kuaj fuqi me çati të tërheqshme

Lamborghini ka prezantuar Temerario Spyder, versionin e ri kabriolet të supermakinës së saj, që kombinon performancën e lartë me një…

9 minutes ago

Sa fitim realizojnë prodhuesit e veturave për çdo automjet të shitur?

Fitimet në industrinë e automobilave janë nën presion, ndërsa këtë e dëshmojnë edhe shifrat më të fundit. Prodhuesit e veturave…

9 minutes ago

U lëndua në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të pyetur Erjon Vishkullin

Prokuroria e Tiranës, pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i p*agosur…

18 minutes ago

Çitaku dhe Hamza takohen me Kurtin në Qeveri, ndërsa rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara është në rend dite

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza,…

21 minutes ago