Categories: kosovë

U kritikua se nuk përmendi UÇK-në, reagon presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video mbi dy minutëshe në Facebook me anë të të cilës thotë se kundërshton atë që ajo e quan ‘luftë speciale e ndërtuar mbi të pa vërteta” kundër saj.

Osmani u kritikua shumë ditën e djeshme, pasi kur ajo foli për betejën e Koshares në llogarinë e saj në Facebook, nuk përmendi fare UÇK-në.

Të lidhura

None found

“Nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme”, thotë Osmani.

Ajo ka thënë se, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë.

Shkrimi i plotë i Osmanit në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Prekazi, Likoshani, Çirezi, Gllogjani, Loxha, Llapushniku, Vërrini, Tabet e Llapashticës, Shala e Bajgorës, Kosharja e Pashtriku, si dhe gjithandej në Kosovë ku Ushtria jonë Çlirimtare luftoi, janë frymëzimi ynë, burim i krenarisë dhe dhimbjes për të gjithë djemtë dhe vajzat e Kosovës që humbëm në luftën për liri. Por, nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme. Si çdoherë, po e përsëris, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë. Përtej propagandës së orkestruar, dëshmitë flasin ndryshe.

të fundit

Hyundai braktis superveturën futuriste N Vision 74, zbulohet arsyeja

Hyundai ka konfirmuar se aktualisht nuk ka plane për ta kthyer konceptin sportiv N Vision 74 në një model serik,…

5 minutes ago

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, Dhomat e Specializuara zbardhin detajet e vizitës humanitare në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për…

10 minutes ago

Vjedhje në Durrës/ Sekuestrohen 22 mijë euro dhe sende luksi, në pranga dy persona

Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash…

15 minutes ago

Spahiu në spitalin e Gjakovës: Shqipëria dhe Kosova, drejt një partneriteti të ri shëndetësor pa kufij

Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në…

22 minutes ago

Cikli zgjedhor evropian rrezikon të minojë themelet e BE-së, roli qendror i Francës dhe fuqizimi i ekstremit të djathtë

Një valë zgjedhjesh në disa prej vendeve më të rëndësishme të Evropës gjatë 13 muajve të ardhshëm mund të ndryshojë…

24 minutes ago

General strike by unions paralyzes Belgium on November 23, flights canceled and public transport disrupted

Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…

40 minutes ago