Vizita e parë zyrtare jashtë vendit e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, u zhvillua në Kosovë, konkretisht në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku ajo u prit nga homologu i saj, Arben Vitia, si dhe nga stafi mjekësor i këtij institucioni.
Kjo vizitë kishte në qendër thellimin e bashkëpunimit shëndetësor midis Shqipërisë dhe Kosovës, fuqizimin e kapaciteteve spitalore dhe sigurimin e aksesit në shërbime të specializuara për qytetarët e të dy vendeve.
None found
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, nëpërmjet plotësimit reciprok të shërbimeve shëndetësore, shkëmbimit të eksperiencave profesionale dhe forcimit të kapaciteteve spitalore, me synim ofrimin e një kujdesi më të specializuar, më afër vendbanimit dhe pa udhëtime të panevojshme.
Ministrja Spahiu shprehu mirënjohjen për personelin mjekësor të Kosovës për përkujdesjen ndaj pacientëve nga Tropoja, Hasi dhe Kruma, dhe theksoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në shërbime të tjera dhe për të forcuar kapacitetet e spitaleve rajonale në Shqipëri, me qëllim shkëmbimin e ndërsjellë të shërbimeve shëndetësore.
“Kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit. Kam parë aty nevojat që ato kanë, dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, që ju keni realizuar që ato shërbimet e munguara që janë atje të merren në mënyrë të përkryer në spitalin e Gjakovës, të Prizrenit dhe në spitalin universitar të Prishtinës dhe ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas”, u shpreh ministrja Spahiu.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, e vlerësoi vizitën e ministres Spahiu dhe tregoi gatishmërinë për ta ngritur bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri, përmes marrëveshjeve konkrete që do të zgjerojnë mundësitë e trajtimit dhe do të përmirësojnë aksesin e qytetarëve në shërbimet shëndetësore.
“Pres me padurim që përtej pjesës së shërbimeve të kemi edhe marrëveshje konkrete në të cilat u dakorduam që sa më shpejt të fillojmë dhe të punojmë në to, në mënyrë që këto marrëveshje t’u shërbejnë sa më mirë qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit”, deklaroi ministri Vitia.
Vizita e ministres Spahiu në spitalin e Gjakovës rikonfirmon përkushtimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, përmes zgjerimit të shërbimeve dhe marrëveshjeve të reja, për të garantuar një kujdes shëndetësor cilësor, më të aksesueshëm dhe pa barriera kufitare për qytetarët e të dy vendeve.
Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash…
Një valë zgjedhjesh në disa prej vendeve më të rëndësishme të Evropës gjatë 13 muajve të ardhshëm mund të ndryshojë…
Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…
Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…
Gadi Eisenkot ka ftuar në negociata partinë Likud të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu për formimin e qeverisë së re…