kosovë

Kosova 18 vite shtet, Vjosa Osmani në Kuvend: Lufta e UÇK ishte e drejtë dhe e pastër! Çdo përpjekje për ta barazuar me krimet serbe dëmton themelet e paqes afatgjatë në rajon

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë solemne në kuadër të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Kuvend, theksoi se Kosova, 18 vjet më parë, u ngrit nga vuajtja në dinjitet, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme.

“18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet, rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimbshëm.

Të lidhura

None found

Pavarësia u fitua me mund, gjak e sakrificë e durim shekullor. U ndërtua nga ata që u persekutuan, burgosën, dëbuan dhe asnjëherë nuk u nënshtruan. Sot përulemi para kujtimit të të gjithë burrave e grave që ranë për këtë ditë, që Kosova të jetë republikë”, u shpreh Osmani.

Më tej, ajo tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe e drejtë dhe se çdo përpjekje për ta barazuar me krimet gjenocidale të serbëve jo vetëm që minon drejtësinë, por gjithashtu dëmton rëndë edhe themelet e një paqeje afatgjatë në rajon, duke iu referuar gjyqit që po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës për 4 ish krerët e UÇK-së.

Ajo tha se lufta e UÇK-së ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës, dhe nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për deformim të historisë.

“UÇK është ideali më i madh që ka ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë, e pastër dhe e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur atë, relativizuar apo barazuar viktimën me agresorin është e padrejtë por edhe e pavërtetë dhe e papranueshme.

Krerët e UÇK sot në Hagë, së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë u ngritën për liri, dinjitet për të jetuar të lirë në atdhe. Çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë me krimet gjenocidiale të Serbisë jo vetëm që minon drejtësinë por edhe dëmton thellë themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë.”, shtoi Osmani.

Tags: Vjosa Osmani

të fundit

Rruga e Durrësit si “fushë-betejë”/ Protestuesit nuk dorëzohen, hedhin gurë në drejtim të efektivëve! Drejtori i Policisë Skënder Hita zbret në terren

Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…

7 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndan mbi 1.8 milion euro për Luginën, Kamberi denoncon pengesat e Serbisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.8 milion euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, në mbështetje…

8 minutes ago

Benoit Trémoulinas synon rikthimin te Bordeaux pas gjashtë vitesh pension dhe një dekade jashtë fushave

Pas tri operacioneve në gju dhe tërheqjes nga futbolli në vitin 2019, ish-mbrojtësi i Francës, Benoit Tremoulinas, synon një rikthim…

9 minutes ago

All-day school in North Macedonia: Classes from 8:00 to 16:30

Në Maqedoninë e Veriut pritet të aplikohet koncepti i ri në arsim, sipas të cilit nxënësit do të qëndronin në…

11 minutes ago

Sasho Klekovski’s asset declaration: Apartments in Skopje, business shares and mortgage loan

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar gjendjen e pasurisë të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.Të dhënat zyrtare…

12 minutes ago

ASH: Constitutional amendments must be adopted immediately; Europe’s future cannot be built on fear of the past

Ukraina e cila çdo ditë por përballet me bomba dhe shkatërrime, megjithatë edhe përkundër kësaj por ecën me guxim drejt…

12 minutes ago