Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer në Hagë pas një vizite në Kosovë të miratuar për arsye humanitare. Lajmin e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas njoftimit, Trupi Gjykues e kishte urdhëruar këtë vizitë për shkaqe bindëse humanitare dhe ajo u zhvillua nën mbikëqyrjen e gjykatës. Në komunikatë bëhet e ditur se kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë e një të paraburgosuri në Kosovë, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për motive humanitare dhe e organizuar nga gjykata.
None found
Vendimi për ta lejuar Krasniqin të udhëtonte në Kosovë erdhi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi. Pas katër ditësh pranë familjes, ai u rikthye në Hagë të shtunën pasdite.
Vëllai i tij, Daut Krasniqi, i cili e priste në rrugët afër shtëpisë në lagjen Velania të Prishtinës, nuk arriti ta përqafonte Jakupin. Ai mundi ta shihte vëllanë e tij vetëm nga larg, qoftë nga ballkoni, qoftë përmes pamjeve të mediave.
Më 18 nëntor, Dhomat e Specializuara kishin njoftuar se Trupi Gjykues e kishte ngarkuar Zyrën Administrative që të organizonte vizitën e Krasniqit në Kosovë. Sipas gjykatës, vizitat e këtij lloji autorizohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, duke marrë parasysh edhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash…
Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shëndetësisë, forcimi i kapaciteteve spitalore dhe garantimi i aksesit në…
Një valë zgjedhjesh në disa prej vendeve më të rëndësishme të Evropës gjatë 13 muajve të ardhshëm mund të ndryshojë…
Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…
Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…